Në këtë mënyrë i kanë pritur dhe festuar 140 të dënuarit e burgut të Bënçës në Tepelenë festat e fundvitit. Fondacioni Ne-Emia dhe grupi i Tepelenës i kanë dhuruar një ditë ndryshe të dënuarve pjesa më e madhe e të cilëve kanë dënime makismale. Për secilin prej tyre fondacioni kishte përgatitur edhe një pako me dhurata të ndryshme. Megjithatë të burgosurit kanë të tjera kërkesa e probleme që presin të realizohen gjatë vitit 2005.

“Jemi të dënuar shumë, kemi burgim të përjetshëm. Të paktëntë na shtohet pak ajrimi pasi kemi vetëm dy orë ajrim, dy orë paradite dhe një orë pasdite. Tri orë në ditë.”

“Unë kam një nen që parashikohet nga 10 deri në 20 vjet burg, këta kanë vënë 24 vjet burg dhe këtu në këtë burg kam 4 vjet burg shkelje.”

Ndërsa drejtori i burgut të Bënçës tregon për kushtet e reja që janë siguruar për të dënuarit.

Asaf Shehu: “Që nga tualetet që do të jenë në çdo dhomë gjë që ka rritur ndjeshëm higjienën dhe pastërtinë e të dënuarve por edhe veprimet e policisë për sa i takon masave të sigurisë brenda burgut. Ajo çka është më e rëndësishme këtu është se janë testuar edhe masat e sigurisë nga të gjithë sistemi i monitorëve ku tashmë të gjitha veprimet brenda tyre janë të bllokuara.” /tvklan.al