Emisioni “Opinion”, ditën e sotme është ndalur tek zhvillimet e ditëve të fundit, ku Shqipëria ka qenë temë diskutimi edhe nga shtypi ndërkombëtar lidhur me festimet e 28 Nëntorit, por edhe me atë që u quajt si manifestim i nacionalizmit. Pjesa e parë u fokusua tek deklarata e Kryeministrit Shqiptar, në Vlorë, ku deklaroi se shteti shqiptar do të ndërrmarrë procedurat për paisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë ata që kanë kombësi shqiptare. Në pjesën e dytë, çështja e nacionalizmit dhe si është përhapur ai, ndërsa në pjesën e tretë një bashkim i mundshëm i shqiptarëve.

Për të diskutuar për këto çështje, të ftuar në studio ishin kryetari i Partisë Demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë Mendu Thaçi, kryetar i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini, ish- ministër i jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo, ish-zvendës kryeministër Dashamir Shehi, deputet i Partisë Demokratike Enkeljed Alibeaj, deputet i Partisë Socialiste Ben Blushi./tvklan.al