Mediat britanike dhe jo vetëm i kanë bërë jehonë festimeve për 70-vjetorin e Mbretëreshës Elizabeth në fron. Katër ditë parada dhe festimesh madhështore për nder të Mbretëreshës e cila jetën e saj ia ka dedikuar monarkisë britanike. Mbretëresha ndezi në mënyrë simbolike një zinxhir fenerësh gjatë një ceremoni prekëse në Kështjellën Uindsor.

Duke lënë pas problemet e saj shëndetësore , 96-vjeçarja vendosi dorën mbi një glob vezullues që më pas ndezi një qilim me  drita që kalonte nga Kështjella Uindsor në Pallatin Buckingham ndërsa nipi i saj Uilliam e shikonte me endje.

Fenerët u ndezën në më shumë se 2000 fshatra dhe qytete në të gjithë Britaninë e Madhe  dhe në kryeqytetet e vendeve të Komonuelthit.

Pallati mbretëror konfirmoi se ajo nuk do të marrë pjesë në festimet e kësaj të premteje, megjithëse ajo falenderoi të gjithë të pranishmit që krijuan çaste kaq të paharrueshme.

Elizabeth ka thyer rekordin duke qëndruar në fron për më shumë se çdo paraardhës i saj dhe është monarku i tretë më i gjatë që mbretëron ndonjëherë në një shtet sovran. Mbretëresha mbetet jashtëzakonisht e popullarizuar dhe e respektuar në mesin e britanikëve.

Klan News