Besimtarë myslimanë në mbarë botën kryen sot Faljen e Madhe dhe festuan Fiter Bajramin. Sipas traditës, festimet nisën me shfaqjen e hënës së re në qiell, që shënon fundin  e muajit të shenjtë të Ramazanit. Këtë vit autoritetet në vendet arabe i shtynë për në datë 6 korrik festivalin treditor pasi nuk mundën të shihnin hënën e re.

Në Indi festime ishin të veçanta këtë vit, me njerëzit që festuan bashkërisht pasi ceremonia nuk u ndalua për besimtarët e feve të tjera. Atmosfera e pozitivitetit dhe e shpërndarjes së të mirave mbizotëroi në sheshet e vendit. Myslimanët festuan edhe në Rusi ku mijëra besimtarë u falën në rrugët e Moskës dhe në xhaminë e kryeqytetit rus.

Fiter Bajrami këtë vit u shoqërua edhe nga ngjarje të shëmtuara. Një sulm kamikaz në qytetin e shenjtë të Medinës në Arabinë Saudite shkaktoi vdekjen e 4 oficerëve të sigurisë. Shpërthimi ndodhi pranë xhamisë ku nodhet varri i Profetit Muhamed, vendi i dytë më i shenjtë në Arabinë Saudite, pas Mekës.

TV KLAN