Regjisori kanadez David Cronenberg, merr çmimin kryesor të festivalit

Regjisori kanadez i filmit David Cronenberg mori një çmim për arritje të jetës në Festivalin e Filmit në San Sebastian mbrëmjen e së mërkurës për një karrierë 50-vjeçare si regjisor filmash të frikshëm.

Cronenberg dikur mendonte  se një çmim për arritje të jetës ishte një mesazh për të duke u shprehur:

“Është koha për të ndaluar, ju keni bërë mjaft filma, ne i kemi parë, na mjafton, ndaloni”, por ky çmim është një inkurajim për të bërë më shumë filma”.

Regjisori francez Gaspar Noé i dhuroi atij çmimin më të lartë të nderit “Donostia” në edicionin e 70-të të festivalit.

Pas ceremonisë, të pranishmit ndoqën Krimet e së Ardhmes, filmin e ri të Cronenberg, i cili konkurroi në Festivalin e fundit të Kanës. Çmime morën edhe aktorët  Johnny Depp dhe Marion Cotillard në festivalin e San Sebastian.

Festivali i cili do të zgjasë për një javë deri më 24 Shtator do të shfaqë 193 filma duke përfshirë filma artistikë, filma me metrazh të shkurtër, metrazh të  gjatë dhe seriale, duke arritur në 604 shfaqje në total.

Klan News