Festivali i 4-t Ndërkombëtar




Festivali i 4-t Ndërkombëtar

19:40 08/05/2022

Tirana në dy kohë portretizohet nga mjeshtrat e akuarelit në një pikturë gjigande

Kanë zgjedhur qendrën e Tiranës, para Muzeut Historik Kombëtar artistët e akuarelit që të realizojnë pikturën gjigande prej 15 metrash. Peisazh urban, portrete dhe emocione personale, artistët e rinj, ku merr pjesë edhe artistja austriake Herim Kurneri, i jep ngjyrë e formë në këtë kuadër të përbashkët.

Artistja australiane, ka përzgjedhur emocionet e 15-katshit që t’i jetësojë në telajo.

“Vij nga Austria. Ndihem shumë mirë që pikturoj me këta miq të rinj artistë. Kam përzgjedhur hotel 15-katshin, pasi më zgjon emocione të hershem jetuar në vendin tuaj. Pikërisht 1989 para se të binte diktatura. Kam qëndruar pikërisht tek ky hotel 7 ditë, Kujtoj një vend, ku nuk kishte makina, ku lëviznin pak njerëz dhe pse jo dëshiroja ta hedh në telajo, ndërsa sot vij me makinën time lirshëm. Pëlqej godinën e hershme jo këtë në proces ndërtimi. Më pëlqeu ta pikturoj nga jashtë, pasi ka me jetë, ndërhyjnë në pikturë edhe njerëzit, zërat dhe çdo gjë që të vjen në çast.”

Artistët e rinj e cilësojnë një eksperiencë të veçantë. Festivali i akuarelit shërben edhe si një bashkim kulturash pasi marrin pjesë 200 artistë nga 40 vende të botës. Krahas pikturimeve live vazhdojnë edhe dy ekspozita me punime të larmishme në muze dhe galerine e Tiranës deri më 14 maj./tvklan.al













Të ngjashme