Qyteti i Prizrenit, tashmë është bërë i njohur edhe për organizimin e festivalit “DokuFest”.

Ky festival ndërkombëtar që tashmë është shndërruar në traditë, mbledh çdo vit për 8 ditë radhazi artistë nga e gjithë bota. Festivali i 18 ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” nis më 2 Gusht.

Në këtë festival i cili do të zgjasë deri më 10 Gusht pritet të shfaqen mbi 200 filma. Ndërsa ishte i madh  interesimi i artistëve nga e gjithë bota për të aplikuar me filmat e tyre në këtë festival.

Pos aspektit kulturor, ky festival i sjell edhe përfitime materiale Prizrenit.

Ndikimi ekonomik i “DokuFest” nuk kufizohet vetëm me qytetin e Prizrenit, ngase rritja e aktivitetit ekonomik qarkullon paranë në tërë Kosovën.

Tv Klan