Festivali i filmit i ndarë në dy pjesë për shkak të pandemisë




Festivali i filmit i ndarë në dy pjesë për shkak të pandemisë

22:40 10/06/2021

Ka hapur dyert për publikun festivali i filmit në Gjermani, Berlinale. Mariette Rissenbeek dhe Carlo Chatrian, çelën edicionin e 71-të të këtij festivali, me një ceremoni në ambient të hapur.

Secili ka qenë duke pritur këtë moment, deklaroi ministrja e Kulturës në Berlin, Monika Grutters. Ky organizim ka treguar se “një fillim i ri për kulturën është i mundshëm edhe në kushte të pandemisë”, është shprehur  Gruetters. Ndërsa theksoi se vendit i kishin munguar prej kohësh aktivitete të tilla.

Filmi i parë që është prezantuar ishte “The Mauritanian”, në të cilin aktorja amerikane Jode Foster luan rolin e një avokateje që ndihmon një të burgosur në burgun e Guantanamos, pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Këtë vit festivali është ndarë në dy pjesë për shkak të pandemisë: Industria digjitale është takuar në muajin Mars dhe filmat për publikun do të shfaqen në ambiente të jashtme nga 9 Qershori dhe më 20 Qershor.

Klan News





Të ngjashme