Festivali i fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar ka mbetur pa prezantues. Prezantuesit do të zgjidhen në bazë të një kinoprove ku emri më i përfolur është ai i Gazmend Gjokës. Këngëtarët fitues janë mbledhur për të filluar provat por ende nuk është vendosur nëse do të këndohet live apo jo në festival. 36 këngëtarë janë fitues por të skualifikuarit nga festivali janë të pakënaqur dhe të paqartë nga përzgjedhja e këngëve ku sipas tyre duhej të jepej një arsye se përse nuk u zgjodhën fitues.

Pamje këngëtaret e skualifikuar të festivalit të RTSH-së./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti