Festivali i Teatrit Antik në Butrint do të rezervojë për publikun kryevepra të cilat do të kenë për regjisor emra të njohur të skenave evropiane.
Romeo dhe Zhuljeta pritet të jetë një nga muzikalet më të bukur me një kast prej 70 aktorësh e figurantësh.
Alfred Bualoti : “Kesh 6 shfaqje më 4 regjisorë të mëdhenj nuk është pak dhe është nder për cilindo festival dhe ai më i madhi le të ishte në Evropë kështu do të thosha që ne do të startojmë me ëndrrën atë vere Shekspir që vjen për herë të parë, një trup ruse e San Petërburgut me regjisorin e shquar Alesandër Morfof . Vjen ndofta për herë të parë si zhaner në festivalin e Butrintit dhe me përmasa të jashtëzakonshme. Trupa është e përbërë prej 70 vetash dhe vjen një musical Romeo dhe Zhuljeta, një bashkëpunim midis Teatrit Kombëtar si të themi të Operetës të Bukureshtit dhe Teatrit Kombëtar të Operetës së Budapestit. Në këtë drejtim unë do të thosha që do të jenë në tërësi shfaqje shumë të këndshme, do të kemi të bëjmë me shfaqje divertuese dhe që do të jetë një gjë krejt e veçantë ky edicion.”
Festivali i Teatrit të Butrintit 2000 do të ngrejë së pari më 17 Korrik si çdo vit ai tërheq vëmendjen jo vetëm të pushuesve shqiptarë në Sarandë, por pritet që shumë turisë të huaj të jenë në shkallët e teatrit të qytetit antik.
Sipas organizatorëve rëndësia e këtij festivali rritet vazhdimisht duke e bërë ndër më tërheqësit në rajon dhe duke përmirësuar imazhin jo vetëm të jugut të vendit por gjithë kulturës shqiptare në përgjithësi./tvklan.al