Festivali inovacionit “INN Fest 2019”

Posta

Festivali inovacionit “INN Fest 2019”

16:20 24/10/2019

Veliaj: Piramida streha e teknologjisë

Tirana priti Festivalin më të madh të inovacionit për rajonin e Ballkanit “INN Fest 2019”, i cili u kthye në një pikëtakim për shumë kompani nga e gjithë bota, që sollën risitë më të fundit teknologjike.

Në hapjen e takimit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kryeqyteti ka përqafuar teknologjinë inovative, si një mënyrë për të ecur përpara dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve.

 “Dita më e rëndësishme është dita pas konferencës, sepse shohim sa do zbatohen ato që themi, sa përkthehen në investime konkrete, i cili më pas materializohet në një produkt që testohet në treg. Një nga avantazhet e të qenit vend në zhvillim është se ne mund të kalojmë disa faza të industrializimit; pra, Tirana nuk ka më nevojë të mendojë sesi do të bëjë atë që bëri Viena apo Zagrebi me autobusët me kabllo elektrike sepse sot është koha e autobusëve elektrikë, mund të kalojmë direkt aty”.

Projekti i piramidës do t’u vijë në ndihmë te rinjve të mësojnë gjuhën e kodimit.

Ajo që duam të bëjmë është, që çdo vit të trajnojmë deri në 5 mijë fëmijë nga mosha 6 deri në 18 vjeç. Do të shfrytëzojmë hapësirën e Piramidës për disa nga këto kompani ose start up-e, të cilët do të kenë mundësi të ‘inkubohen’ aty, por edhe të rekrutojnë talente nga të diplomuarit në Piramidë”,

INN Fest 2019 është krijuar për të qenë konferenca më e rëndësishme rajonale për inovacionin dhe teknologjinë .

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi