“Nesër me 4 vetulla”, Jonida Maliqi nuk kursen batutat për paraqitjen skenike
Jonida Maliqi është një nga artistet që do të performojnë natën e dytë gjysëmfinale në “Kënga Magjike” në Tv Klan. E teksa ndjek me vëmendje konkurrentët e tjerë në skenën magjike, Jonida Maliqi nuk ka kursyer batutat lidhur me paraqitjen e saj skenike të mbrëmjes së nesërme.
Ardit Gjebrea: “Muzika është përgjigjia”. Jonida, a ka ndonjë moment në jetën tënde që nuk e ke marrë këtë përgjigje apo ke marrë përgjigjen e gabuar?
Jonida Maliqi: Kjo është përgjigja që më ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës. Muzika është përgjigja është lajtmotivi i jetës sime dhe i çdo artisti.
Ardit Gjebrea: Unë të falenderoj për një gjë, për vetullat sonte. U diskutuan aq shumë vetullat e tua të hequra sa nesër mbrëma do i bësh prapë ashtu, apo…?
Jonida Maliqi: Jo, nesër do të vendos katër (Qesh).
Ardit Gjebrea: (Qesh) Katër vetulla, ok faleminderit.
Njihuni me 22 artistët që performojnë në natën e parë gjysëmfinale të “Kënga Magjike”
Në bllokun qëndror të skenës së festivalit magjik ndodhen artistët pjesëmarrës, në të njëjtën kohë dhe anëtarë të jurisë me peshën më të madhe të pikëve.
Sonte do të jenë 22 yje që do të performojnë në natën e parë të gjysëmfinales së edicionit të 24 të “Këngës Magjike”, me të cilët ju njohim më poshtë:
Martin Pano
Arsi Bako
Kanita
Elira Rreçi
Blerina Braka
Eldis Arrnjeti
Kamela Islamaj
Grupi Threex
Marinela
Rei Bezhani
Sareta Bega
Reinaldo Gaçi
Martina Serreqi
Artjola Topi
Luna Çausholli
Genti Deda
Iris Sula
Pirro Çako dhe Arilena Ara
Era Rusi
Dylan
Fifi
Rozana Radi dhe Sany
Ronela Hajati për “Kënga Magjike”: Pres natën e dytë të shënoj rekorde të reja
Artistët e natës së dytë gjysëmfinale të “Kënga Magjike” në Tv Klan janë gjithë sy e veshë si anëtarë jurie, por nesër, vëmendjen do e marrë kënga. Mirëpo nga “stoli i rehatisë” në skenën e festivalit magjik, ata nuk kanë kursyer komentet.
Ronela Hajati është shprehur e lumtur që do të këndojë natën e dytë të gjysëmfinales së “Këngës Magjike” teksa ka thënë se njëherë që e ka hapur natën e parë nuk i ka shkuar mirë.
Matilda Mcini: Duke e ditur shortin, sipas teje, kur është më e fortë gara, sonte apo nesër mbrëma?
Ronela Hajati: Një falenderim special për atë që tërhoqi emrin tim për natën e dytë. Unë jam artiste që shumicën e rasteve , pjesëmarrjet e mia në festival kanë qenë në natën e parë dhe ka shumë emocione të mëdha. Ne sot heqim emocion për nesër dhe ishalla dal më mirë se herët e tjera që kam qenë natën e parë.
Ardit Gjebrea: Pse, ty gjithmonë mirë të kanë shkuar, pse ankohesh?
Ronela Hajati: Njëherë që e hapa natën e parë nuk më vajti mirë.
Ardit Gjebrea: Pse çfarë ndodhi?
Ronela Hajati: Nuk doli fare.
Ardit Gjebrea: Nuk doli as natën e fundit kënga?
Ronela Hajati: Po pres këtë natën e dytë të shënoj rekorde të reja.
Fantazi pa kufi, avatarët e artistëve dërgojnë kartolinat e “Këngës Magjike”
Kartolinat e prezantimit janë traditë e spektaklit “Kënga Magjike” në Tv Klan, por ky vit, siç premtoi producenti dhe drejtuesi i saj Ardit Gjebrea, risitë nuk mungojnë. Inteligjenca Artificiale (IA) e cila tashmë duket se ka pushtuar botën, solli realitetin virtual edhe në Pallatin e Koncerteve. Siç shpjegojnë Gjebrea dhe bashkëprezantuesja Matilda Mcini, secili nga artistët do të prezantohet përmes avatarit të tij që eksploron një botë fantazie.
Matilda Mcini: Çfarë është në modë këtë kohë?
Ardit Gjebrea: Inteligjenca Artificiale.
Matilda Mcini: Pak kohë më parë, Inteligjencën Artificiale mund të mbaroje punë me gjithçka kishe për të shkruar, ndërsa sot ti mjafton të kapërcesh me të çdo kufi e fantazi.
Ardit Gjebrea: Kjo është edhe tema në këtë edicion. Artistët kanë pranuar që avatari i tyre të përdoret nga Inteligjenca Artificiale dhe do të shohim para çdo kënge se në cilën fantazi apo në çfarë bote do të fluturojnë artistët tanë të kategorisë Big.
Dy avatarët e parë që shfaqen janë ai i Martin Panos dhe Arsi Bakos.
Krah Gjebreas në “Këngën Magjike 2024”, Matilda Mcini prezantohet nga i biri në skenë
“Kënga Magjike” çel siparin në edicionin e saj të 24-t në Tv Klan. Në natën e parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike 2024” janë të shumta surprizat e rezervuara. Një ndër ta ishte edhe prezantimi i bashkëprezantueses e cila ngjitet në skenën magjike pranë Ardit Gjebreas, Matilda Mcini.
Ishte djali i saj Luisi i cili me disa fjalë të ëmbla ftoi mamanë e tij në skenë.
Ardit Gjebrea: Çdokush e di se kush janë bashkëshoqërueset e mia në këtë edicion. Sot në natën e parë të “Kënga Magjike 2024” partnerja ime do të jetë e di çfraë po shoh një fytyrë të njohur, një bukurosh të vogël i cili hapi gojën dhe shqeu sytë ku në një të dielë gjatë Telebingos e morra në videocall dhe i thashë që mami yt do të prezantojë “Këngën Magjike 2024”. Është djali që e bën krenarë mamanë e vetë, por edhe mamaja e tij sonte do të na dhurojë emocione dhe që kjo të mbetet në memorien e të dyve nënë e bir, ju lutem asistentëve një mikrofon Luisit dhe le ta prezantojë ai mamanë e vet.
Luisi, djali i Matildës: Mirëmbrëma të gjithëve. Sot ndihem zhumë i emocionuar që ndodhem këtu dhe ju falenderoj për këtë mundësi që më keni dhënë.
Ardit Gjebrea: Patjetër, ti do të bëhesh prezantues kur të rritesh?
Luisi, djali i Matildës: Jo, se kam menduar ndonjëherë.
Ardit Gjebrea: Dëshiron ta prezantosh mamin?
Luisi, djali i Matildës: Po, sigurisht. Zonja dhe zotërinj më lejoni me emrin tim dhe miratimin e babait t’ju prezantoj njeriun më të bukur në botë. Mamanë që më bën mua të lumtur, babain edhe më shumë. Njeriun që çohet herët në mëngjes dhe fle vonë, shoqen time, motrën time, mamanë time të bukur, Matilda Mcini.
Matilda Mcini: Mirëmbrëma dhe mirë se ju gjeta. Po më del zemra nga kraharori dhe më besoni të gjithë që emocionet janë armiku kryesor për këdo që ngjitet në këtë skenë. Nuk e di kush mund të më ndihmojë nga ju të ngaldalësoj pak ritmin e rrahjeve të zemrës. Sigurisht prania e Lusit dhe familjes time sonte janë komforti më i madh për mua. Energjia e mirë që publiku më sjell sonte më japin menjëherë këtë ndjesi. Faleminderit!
Nis me drithërimë e mister “Kënga Magjike”, 5 Marsela Çibukaj në skenë!
“Kënga Magjike” hapi siparin në edicionin e saj të 24-t në Tv Klan. Minutat e saj të para kanë nisur me drithërima dhe mister sepse Marsela Çibukaj ‘u shumëfishua’ krejt papritur në skenën e Pallatit të Koncerteve.
Ajo ka çelur festivalin me këngën që i solli fitoren në edicionin e 23-të, “I paftuar”, por këtë herë ‘ftoi’ edhe 5 ‘klone’ të vetes.
Kështu nis nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”.
“Çfarë emocioni! Më kishte marrë malli!”, shprehet Marsela pas përfundimit të performancës. producentit dhe drejtuesit Ardit Gjebrea tashmë ka hyrë në skenë dhe e falenderon për kontributin e saj artistik, por Marsela s’qenka gati të dorëzojë kupën.
Kënga Magjike 2024 (Nata e Parë Gjysmëfinale)

#musicistheanswer #kengamagjike
4 Dhjetor 2024 – U mbajt në Pallatin e Koncerteve Nata e Parë Gjysmëfinale e Këngës Magjike 2024.
Në skenë u ngjitën 22 artistë, nga të cilët 21 këngëtarë do të votohen me SMS nga publiku deri të enjten në orën 09:00, në numrin 068 222 8 222.
Ky është edicioni i 24-t i Këngës Magjike.
/tvklan.al