Në edicionin e 7-të morën pjesë 11 trupa dhe muzikantë

Elbasani mikpriti edicionin e 7-të të Festivalit Kombëtar të Muzikës së Dhomës. Në këtë event morën pjesë 11 trupa dhe muzikantë.

Për mjeshtrin Zeqir Sulkuqi që fitoi çmimin e parë, evente të tilla jo vetëm i lartësojnë ata si muzikantë, por edhe kultivojnë artin në tërësi.

Drejtori artistik i festivalit, Blerim Narazani veç mirënjohjes për mbështetësit, shprehu rëndësinë që kanë organizime të tilla tek të rinjtë.

Përpos Elbasanit mikpritës, performanca dinjitoze patën edhe ansamblet e Korçës dhe Vlorës.

Ky edicion i Festivalit Kombëtar të Harqeve pati disa risi, që nga dyfishimi i trupave, por dhe repertori i përcjellë për publikun që e ndoqi me interes dhe e duartrokiti, duke  e shndërruar Elbasanin përgjatë tre netëve në kryeqendrën e muzikës klasike.

Klan News