Veliaj: Bashkia, financuesja më e madhe e artit dhe kulturës

Artiste nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës kanë prezantuar në Tiranë punimet e tyre më të mira në Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit. Edicioni i tretë i këtij festivali solli ekspozitën e vizatimit shqiptar, duke bërë bashkë rreth 100 vepra nga 50 artistë shqiptarë.  

“Një bashki e mirë ndihmon me 30 mijë pako njerëzit në nevojë gjatë pandemisë, por është e zonja të sponsorizojë edhe një festival si ky, ku shfaqen mijëra vepra arti sepse duhet të kuptojmë se kemi nevojë të ushqejmë jo vetëm stomakun, por edhe zemrën, shpirtin dhe mendjen”.

Për kryebashkiakun kjo ekspozitë është treguesi më i mirë se Tirana di të ngrihet pas çdo sfide.

“Sfidat janë një mundësi për t’u ngritur më të fortë dhe antidoti është arti, kultura, muzika,librat, piktura. Teksa presim një vaksinë kundër virusit, mendoj se vaksina e shpirtit është arti dhe për sa kohë ka njerëz që investojnë në art, e ardhmja e qytetit është e sigurt. Jam krenar që kjo bashki ka qenë financuesja më e madhe e artit dhe kulturës”.

Punimet janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.

Tv Klan