Festohet dhe këtë vit për herë të katër në Shqipëri Halloween party. Festa ka lindur në Amerikë, por festohet në të gjithë botën. Fundjava e tetorit në këtë mënyrë u ofroi të rinjve një mundësi më shumë për t’u argëtuar.

Në këtë party morën pjesë një numër i madh i të rinjve të Tiranës, të cilët edhe pse me imazhe të frikshme, gjithçka e kthyen në gëzim dhe lojë. Festa e ka origjinën nga sektet satanike, por tashmë simbolet e frikshme janë bërë të natyrshme dhe një objekt i bukur për të festuar në një mënyrë paksa ndryshe.

Gazetarja: “Ju pëlqen kjo si festë?”

“Hera e parë që e festoj kështu që nuk e di çfarë të them.”

Gazetarja: “E keni idenë çfarë simbolizon si festë, si e ka historikun?”

“Të them të drejtën fare.”

Gazetarja: “Çfarë është kjo maska që ju keni?”

Argëtimi në makismum, muzika me volum të lartë dhe brohoritjet e forta tregojnë se sa të pëlqyera dhe të frekuentuara janë këto festa. /tvklan.al