Viti i dytë që besimtarët kremtojnë në pandemi

Miliona njerëz në mbarë botën kanë falur namazin e Fitër Bajramit në xhami dhe në sheshe. Festa e Bajramit të Madh pason Muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, besimtarët kane agjëruar për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Allahut.

Ishte viti i dyte radhazi qe kjo feste u kremtua në kushtet e kufizimeve kundër përhapjes së koronavirusit.

Ceremonitë kryesore fetare u zhvilluan  në Arabinë Saudite Katar, Jordani, Egjipt, Algjeri, Siri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tunizi. Edhe Palestinezët e kanë festuar Bajramin pavarësisht situatës së tensionuar me Izraelin dhe dhjetëra të vrarëve nga përleshjet mes palëve.

Lutjet kryesore të Bajramit të madh u mbajtën në Gaza, ndërsa besimtarët u falën në ndërtesën e dëmtuar të xhamisë.

Në disa shtete me shumicë myslimane u vendosën kufizime të reja për të ndalur përhapjen e koronavirusit në ambientet fetare. Iraku vendosi një mbyllje të plotë që synon të zgjasë 10 ditë. Shkalla e përditshme e përhapjes se infeksionit të Covid-19 mbetet e lartë në këtë shtet ndërsa fushata e vaksinimit është e ngadaltë.

Për të kufizuar turmat dhe tubimet shoqërore, Egjipti vendosi qe dyqanet të mbyllen në orën 21:00 deri në date 21 Maj, ndërsa Tunizia ka vendosur një shtetrrethim dhe kufizime të lëvizjes deri më 16 Maj. Jordania është ndër të paktat shtete myslimane që kanë lehtësuar kufizimet pasi janë reduktuar shifrat e raportuara ditore të të infektuarve me koronavirus.

Tv Klan