Aktori mjaft i dashur për publikun shqiptar, Julian Deda, ditën e sotme feston 15-vjetorin e martesës së bashku me bashkëshorten e tij Amanda.

Ai e ka surprizuar atë, duke e çuar në kishën ku kanë kurorëzuar dashurinë e tyre 15 vite më parë. Aktori ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një foto të shkrepur para kësaj kishe në Shkodër me një mbishkrim mjaft emocionues:

“Këtu, në këtë kishë të vogël në Shkodër, 15 vjet më parë i thamë PO njeri-tjetrit. U betuam që do krijonim familjen tonë të bukur dhe se do ta donim dhe ta respektonim njeri-tjetrin deri sa vdekja të na ndajë. Sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë të bekuar dhe premtoj se do ta përfundojmë ashtu siç u betuam, bashkë deri në frymën e fundit. P.s. Ju dua shumë znj. Deda…!  ”, shkruan Juli. /tvklan.al