Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është bërë baba për herë të parë në vitin 2018. Ai dhe bashkëshortja Ajola Xoxa kanë sjellë në jetë djalin e tyre të cilin e quajtën me emrin e veçantë Kajan.

Çifti nuk ka ngurruar që shpesh herë të postojnë foto me të birin, por pa ia zbuluar fytyrën. Ditën e djeshme Ajola ka postuar një foto të të treve me rastin e 2-vjetorit të Kajan dhe shkruan: “Dy udhëtime të plota rreth diellit”.

Një foto mjaft e bukur që simbolizon shembullin e një familje të bashkuar dhe lumturinë e madhe që Kajan ka sjellë në jetën e tyre. /tvklan.al