Shpesh turistë të vizitojnë vendin tonë dhe mahniten prej mrekullive natyrore që Shqipëria ofron dhe jo  në pak raste ka ndodhur edhe që turistët e huaj të shprehen se dëshirojnë të jetojnë këtu. Pikërisht për të diskutuar mbi këtë çështje ishin këtë të shtunë të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan pesë të huaj të cilët kanë vendosur ta ndërtojnë jetën e tyre këtu.

Ata kanë treguar se si erdhën në Shqipëri, çfarë prisnin të gjenin dhe se çfarë gjetën e po ashtu kanë rrëfyer se përse vendosën të shpërngulen për të jetuar në Shqipëri. I pyetur nga Rudina Tino Makiriyado i cili vjen nga Zimbabve dhe punon si ‘digital creator’, është shprehur se një nga gjërat që i pëlqen më shumë është mënyra se si festojnë shqiptarët.

Tino Makiriyado: Njerëzit mendojnë se është gjë e keqe, që  Shqipëria është një  vend i vogël, mirëpo ti ke mundësi ta vizitosh në çdo vend atë. Ti mund të vizitosh një vend këtë vit, të shkosh sërish vitin tjetër dhe të kënaqesh po shumë. Jeta e natës këtu është shumë e bukur. Më pëlqen mënyra se si shqiptarët festojnë.

Rudina Magjistari: Si është si do e përshkruaje?

Tino Makiriyado: Sikur nuk kanë asgjë për të humbur. Siç i keni parasysh dasmat shqiptare, nuk e di pse e bëjnë këtë. Është shumë qejf. Njerëzit janë të qejfit. Vendi gjithashtu. Mund të ketë gjëra të vogla negative, po unë nuk i shikoj fare negativet para gjithë këtyre gjërave kaq pozitive./tvklan.al