Ditën e sotme këngëtarja e njohur Elvana Gjata feston ditëlindjen. Ajo ka lindur në 3 Shkurt të vitit 1987 dhe sot feston 34-vjetorin e saj. Këngëtarja duhet të ketë marrë shumë urime në këtë ditë të rëndësishme, por një nga më të rëndësishme ka qenë ajo e mikes së saj më të mirë Jonida Vokshi. Jonida ka publikuar një foto me Elvanën në Instastory ku i bën urimin shumë domethënës.

 “Të kam të shtrenjtë të shpirtit! Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ajo.

Elvana ka publikuar dhe një video, ku tregon momentin kur i ati dhe nëna e saj shkojnë tek shtëpia me lule në dorë dhe i këndojnë këngën e ditëlindjes. Në fillim e ka hedhur në Instastory ku shkruan: Këta janë gëzimi im (edhe motra). Prindërit nuk e dinin që do i filmoja dhe babin e gjeta pak të papërgatitur.

Baba i saj ishte tek shkallët ku po përpiqej që të hiqte këpucët.

Më pas këtë video ajo e ka publikuar edhe në profil dhe shkruan: E di që krejt njësoj janë prindërti tanë të shtrenjtë. /tvklan.al