Futbollisti i njohur Granit Xhaka ka uruar sot bashkëshorten e tij Leonita për ditëlindje. Ai ka zgjedhur ta urojë me fjalët më të ngrohta dhe më të bukura që çdo femër do dëshironte t’i dëgjonte nga partneri i saj.

Graniti ka publikuar një foto nga momentet e tyre më të bukura dhe në mbishkrimin e saj shkruan: Zemra ime! Të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen. Urimet më të mira për ditëlindjen tënde. U bëfsh edhe 100 vjeç. Paç gjithmonë shëndet, fat, mbarësi e lumturi.

Granit dhe Leonita do bëhen së shpejti prindër për herë të dytë dhe po presin që në jetë të vijë një vajzë. /tvklan.al