Një adoleshente ka ndërruar jetë për shkak të një alergjie ndërkohë që po darkonte me të dashurin e saj në 10-mujorin e tyre të lidhjes.

Sipas

Daily Mail

, Alice Brooks vdiq katër ditë pasi kishte porositur makarona me pulë dhe xhenxhefil në një restorant në Uxbridge, Londër.

19-vjeçarja e cila vuante nga disa alergji ku përfshihen arrat, peshqit dhe qumështi, kishte qenë duke ngrënë me të dashurin e saj Michael Jeffries kur ajo u sëmur.

Pasi u largua nga restoranti, Alice përfundoi në një gjendje shoku dhe ra. Mjekët më vonë zbuluan se ajo kishte pësuar dëmtime katastrofike në tru.

Familja e Alice vendosi të fikte aparaturat që e mbanin në jetë më 29 Nëntor të vitit 2014. Sipas nënës së saj, kur Alice ishte fëmijë ajo merrte frymë me vështirësi nëse dikush afër saj hante arra.

I dashuri i saj Michael Jeffries tha për gjykatën se ai dhe Alice po festonin përvjetorin e tyre më 25 Nëntor 2014. Ai tha:

“Sa herë që uleshim diku për të ngrënë ajo pyeste nëse ushqimi përmbante arra.

Kamarierja erdhi të merrte porosinë dhe Alice e pyeti nëse ushqimi që ajo donte përmbante arra. Menaxheri erdhi dhe konfirmoi se pjata që Alice donte të porosiste nuk përmbante asnjë nga ushqimet nga të cilat Alice ishte alergjike”.

Deklaratat e siguruara nga menaxheri e restorantit, kamarieri dhe kuzhinieri thanë se shërbimi ishte kryer në përputhje me kërkesa e bëra nga 19-vjeçarja.

Gjendja specifike mjekësore që çoi në vdekjen e Alice mbetet e diskutueshme nëse ishte një krizë astme, anafilaksi ose bronkospazmë megjithatë hetimet vazhdojnë.

/tvklan.al