Josephine dhe Alfred Waterfield të cilët janë të dy nga 100 vjeç dhe që së fundmi festuan 75-vjetorin e tyre e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre në formë të mirë për më shumë se një shekull falë grindjeve të vogla të përditshme, thotë familja e tyre.

“Ata thonë se sekreti i një martese të lumtur për gati një shekull është të kesh një grindje çdo ditë”, tha djali i çiftit, Allen, 74 vjeç, për gazetën britanike Express.

Alfred, i cili do të mbushë 101 vjeç muajin e ardhshëm, është dakord me djalin e tij se grindjet e parëndësishme ishin ato që e ndihmuan të qëndronte i martuar me Josephine – por ai nuk zbuloi saktësisht se për çfarë janë grindur.

“Është e rrallë në ditët e sotme të shohësh martesa të zgjasin kaq gjatë, kështu që ata arritën diçka të të bukur,” shtoi Allen.

Alfred 100 vjeç deklaroi gjithashtu se sekreti i jetëgjatësisë së të dyve është një pije e përditshme.

“Ata të dy pinë një gotë alkool çdo natë para se të shkojnë në shtrat,” ka thënë Allen i cili zbuloi se babait të tij i pëlqejnë shumë lloje alkooli.

“Ai gjithashtu pëlqen uiski. Pi një gotë uiski dhe një birë çdo ditë në drekë dhe kjo i bën mirë”, shprehet Allen.

Alfred dhe Josephine të cilët janë të dy britanikë dhe banojnë në East Midlands, u takuan në një pijetore në vitin 1938 të cilët shërbyen edhe në Luftën e Dytë Botërore.

Alfred ishte një marins, ndërsa Josephine iu bashkua Ushtrisë Tokësore të Grave, një forcë punëtore rurale e krijuar për të rritur prodhimin e ushqimit të Britanisë gjatë luftës.

Dyshja u martuan në vitin 1947, ku më pas lindën katër fëmijë.

Në Prill, ata festuan 75-vjetorin e martesës dhe Josephine mbushi 100 vjet më 4 Tetor.

Ata jetojnë në shtëpinë e të moshuarve ku familjarët e tyre shkojnë i vizitojnë shumë shpesh.

Punonjësit në shtëpinë e të moshuarve ku jetojnë Alfred dhe Josephine thonë se çifti janë ende marrëzisht të dashuruar me njëri-tjetrin, pavarësisht grindjeve të përditshme. /tvklan.al