Gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Chris LaCivita u pyet në lidhje me bufin, që kryeministri Edi Rama e ka bërë “personazh” në këto zgjedhje.
Drejtuesi i fushatës së PD-së, i sheh këto veprime të kreut të qeverisë si lëvizje të tij pasi nuk do të përballet me dështimin e qeverisjes.
LaCivita thotë se nëse do të përballej me Ramën do t’i thoshte që Shqipëria është shtet i bukur dhe do e përshëndeste. Pavarësisht garës politike ai tha se ka respekt për krerët e shteteve.
Blendi Fevziu: E di shumë mirë historinë e bufin të cilën e ka postuar shumë herë Rama.
Chris LaCivita: Po, e njoh.
Blendi Fevziu: Çfarë mendoni për të?
Chris LaCivita: Edhe një herë. Ju e patë videon time.
Blendi Fevziu: Po, e pashë.
Chris LaCivita: Ishte për të qeshur se më pëlqen të argëtohem. Edhe një herë. Ai nuk bën debate, nuk flet te shtypi, nuk merret me diskutime…
Blendi Fevziu: Sepse mendon që është përpara. Është strategjia e tij. As Trump-i nuk e pranoi debatin e tret…
Chris LaCivita: E vërtetë, nuk pranoi as shumë debate të tjera, por kësaj radhe… si fillim, gara është shumë më e ngushtë nga çfarë mendon Edi Rama e çfarë tregojnë sondazhet.
Blendi Fevziu: Mendoni që është shumë më e afërt?
Chris LaCivita: Jemi në një pozicion shumë, shumë të mirë. Edhe një herë, fakti është që ai nuk do të konfrontohet me votuesit, nuk do të përballet me 12 vitet e tij të fundit dhe sa shumë janë shtrenjtuar gjërat. Sigurisht që do të fshihet.
Blendi Fevziu: Nëse do të përballeshit me Edi Ramën, çfarë do të thonit?
Chris LaCivita: Gjëja e parë që do t’i thosha është që Shqipëria është një shtet shumë i bukur dhe do e përshëndesja. Është politik, por kam respekt për krerët e shteteve, edhe ju duhet të keni. Kaq mendoj./tvklan.al