Teza e gazetarit për prishjen e ndërtimeve tek Unaza e Re

Gazetari Blendi Fevziu thotë se ka një tezë tërësisht tijën sa i përket prishjes së ndërtimeve që preken nga Unaza e Re. I ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në emisionin “Zonë e Lirë”, gazetari thotë se sa kohë një individ zapton një pronë dhe nuk respekton asnjë rregull, duhet ta marrë parasysh që një ditë dikush edhe mund të abuzojë me të. Fevziu shprehet kundër çdolloj zaptimi të tokës, megjithatë sa i takon rastit të banorëve të zonës së Astirit, ai është i mendimit se ata duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Blendi Fevziu: Teza ime është që nëse, flas tani për ata që janë pa leje, jo për ata që janë me leje dhe rregulla, nëse ti shkon zapton një tokë, ndërton pa leje, nuk respekton asnjë rregull dhe një ditë vjen dikush dhe ndoshta është edhe abuziv me ty, ti edhe mund ta kishe marrë parasysh këtë. Sepse ke një kategori qytetarësh, të cilët nuk kanë shkelur asnjëherë ligjin, s’kanë bërë asgjë, s’kanë përfituar asgjë, të cilët nuk kanë probleme me shtetin dhe nuk shpërblehen kurrë. Ndërkohë ti nuk mund të kërkosh shpërblim për një gjë, që në nisje ka qenë e paligjshme. Kjo është pjesa e parë.

Blendi Fevziu: E dyta, jam kundër legalizimeve në parim dhe kam qenë kundër ligjit të legalizimeve, i cili i jep mundësinë personave që kanë zaptuar tokë, ta shfrytëzojnë për biznes tokën, jo për të jetuar vetë. Që do të thotë, legalizojnë një shtëpi 500 apo 1000 metra tokë dhe pastaj e japin për ndërtim, një ndërtuesi dhe marrin 30 përqind. Për sa i takon Unazës, ka një problem që është thelbësor, që për sa kohë një pjesë janë legalizuar, qoftë edhe në mënyrë abuzive dhe pjesa tjetër nuk janë legalizuar, ti duhet t’i paguash të gjithë.

Arian Çani: Pra ti je për t’u paguar të gjithë?

Blendi Fevziu: Po duhet ta gjesh një zgjidhje. Ose do ua heqësh legalizimin dhe atyre që i kanë të legalizuara… Përderisa ka një precedent përpara me rrugën e kopshtit botanik, ti do marrësh do përdorësh precedentin.

Arian Çani: Ti je pro apo kundër kësaj që ndodhi tek Unaza e Re?

Blendi Fevziu: Jam kundër zaptimit të tokës, jam kundër legalizimit të parim, për ata që kanë zaptuar dhe ndërtojnë. Por në këtë rast ti do t’i dëmshpërblesh ata… po them dy shtëpia ngjitur nëse njëra është legalizuar dhe tjetra nuk është legalizuar dhe ti thua ky ka legalizuar se ka paguar ca para, ka bërë ryshfet, njësoj është, te shteti yt i ka paguar, pra duhet t’i trajtosh të dy njësoj, ky është problemi. Por jam kundër çdolloj zaptimi./tvklan.al