I ftuar në programin “Rudina” në TV Klan këtë pasdite ishte gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.

Si rezultat i situatës së shkaktuar nga pandemia, Fevziu shprehet se është mjaft i angazhaur me punë gjatë ditës dhe një kohë shumë të madhe i marrin edhe leximi dhe kthimi i përgjigjes për mesazhet që qytetarët i dërgojnë.

Rudina Magjistari: Si po ja bën pa udhëtimet e tua?

Blendi Fevziu: S’po e ndjej për momentin se jam shumë i angazhuar gjatë ditës, nuk më ka ndodhur në 23 vjet që unë bëj emision, absolutisht kjo është situata më e vështirë. Më duhet të punoj jashtëzakonisht shumë si kohë. Po punoj me gjysmë stafi, për arsye se pjesa tjetër e stafit për t’u mbrojtur po qëndron në shtëpi. Ka pjestarë të stafit që psikologjikisht janë të rënduar nga frika që kanë. Po qëndroj me stafin që është më i relaksuar, që ka më pak frikë dhe më i domosdoshëm. Por detyrimi për të punuar është më i fortë gjatë ditës. Ndërkohë që më marrin jashtëzakonisht shumë kohë mesazhet, mesatarisht shkojnë nga 5000 sipas ditëve, më pak të shtunën dhe të dielën, deri në 8000 mesazhe që vijnë të mërkurën, të enjten. I lexoj mesazhet, ju përgjigjem diku 600 prej tyre sepse nuk arrij më shumë, aq sa mundem, Pjesës tjetër mundohem t’i jap përgjigje në televizor, aq sa hap në 7000-8000 mesazhe hap maskimumi 1000. Praktikisht kjo më merr 3-4 orë./tvklan.al