Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për një mesazh prekës të ardhur në telefon rreth një problemi të një fëmije dy muajsh të sëmurë nga sindroma “Pierre Robin“ që i duhet të bëj një ndërhyrje jetësore jashtë vendit.

Menjëherë pas mesazhit reagoi edhe Kryeministri Rama i cili tha se rasti do të verifikohet dhe do të bëhet gjithçka është e mundur.

Blendi Fevziu: Më ka ardhur një mesazh nuk e kam verifikuar, bëhet fjalë për një fëmijë dy muajsh vuan nga sindroma “Pierre Robin“ dhe është në intubim, është në rrezik për jetën dhe i duhet të bëjë një ndërhyrje e cila nuk bëhet as në privat dhe as në shtet në Shqipëri. Nuk është problem financiar, duhet ndihmë urgjente, sepse nuk lëviz dot për shkak të mbylljes së kufijve për të vajtur në Firence për të bërë operacionin, duke e verifikuar deri në fund, sepse nuk jam i sigurtë nëse qëndron realisht e vërteta, por nuk besoj që dikush të gënjejë për këtë gjë. A mund të bëni diçka zoti Kryeministër?

Edi Rama: Mjafton që tani në momentin e parë pasi të përshëndetemi dhe kur ju të keni reklama më çoni kontaktin edhe ne do të verifikojmë dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur, por kuptohet në këtë situatë nuk di të jap përgjigje menjëherë. /tvklan.al