Në transmetim live të “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar në Britaninë e Madhe.

“Po ju ndjek në Opinion dhe nuk munda të gjej një kontakt tamam, por ju tregoj se si është vjedhur vota këtu në Londër. Me presion, administrata duke kërkuar votën këtyre këtu, ose i heqin nga puna. Me respekt filani nga Hasi, me banim në Londër”, ishte mesazhi që lexoi Fevziu.

Të njëjtën gjë pretendoi edhe Eno Bozdo, i cili rreshtoi një sërë episodesh ku sipas tij është manipuluar vota e diasporës.

/tvklan.al