Gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” të kësaj të marte tregoi rastin e një studenti, i cili i kishte thënë pas kamerave se ishte detyruar t’i paguante 15% të bursës që merrte nga shteti personit që ia disbursonte atë.

Fevziu tha se përveçse studentit ia japin në fund të vitit, ia marrin edhe 15% të vlerës së bursës.

Më tha në gjysmë privatësi, nuk donte të kthehej në një problem, se personi që duhej t’i disbursonte bursën i kërkonte 15 % të bursës për t’ia dhënë. Nuk më mbetet asgjë tjetër të them, vetëm se mos i gëzoftë ato 60 mijë lekë që merr nga bursa e një studenti që paguhet 450 mijë lekë dhe që nuk ka asnjë prind në punë

”, tha Fevziu.

/tvklan.al