Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë kësaj të premteje se sezoni i kaluar turistik nuk ishte me humbje. Kreu i qeverisë deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Vlorës se një nga arsyet se pse nuk ka pasur humbje vitin e kaluar pavarësisht pandemisë ishte fakti që shqiptarët nuk u larguan jashtë vendit për turizëm.

“Dje isha me një operator turistik dhe jashtë kamerave më konfirmoi atë që unë di në fakt që sezoni i kaluar nuk ishte me humbje. Buzëqeshja jo vetëm ma konfirmon këtë gjë, por ti nuk duhet të ma konfirmosh se në kamera nuk thuhen këto gjëra. Në kamera duhet përdorur koha për t’u ankuar, për qeverinë kuptohet. Por unë besoj që sektori i turizmit është një sektor që është realisht e ardhmja dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm. Investimet në turizëm do të kthehen më shumë se në çdo sektor tjetër nga pikëpamja e shumëfishimit të ardhurave nga ana e investitorëve. Ajo që ne duhet të bëjmë me siguri është që të bashkëpunojmë më shumë, për të rritur kapacitetet e shërbimit, aftësinë e atyre që shërbejnë. Unë besoj se kemi ndihmuar sektorin në mënyrë të drejtpërdrejtë duke ia bërë TVSH-në 6%. Më kujtohet kur ankoheshin operatorët turistikë bëjeni TVSH 8% dhe ne nuk do kërkojmë më asgjë. Ne thamë mirë do ua bëjmë 6. Edhe u gëzuan të tërë që u bë 6 dhe këta në qeveri thoshin që duhej mbyllur ministria e Turizmit se nuk ka më, unë thashë duhet sepse ankesat do vijnë duke u shtuar. Lëvizjet që bëmë duke mos mbyllur kufirin me Kosovën dhe fakti që shqiptarët nuk mundën të ikin jashtë bëri që hotelet të rrinë këtu. Ky sezon ka qenë një provë domethënëse e faktit që sa shumë para shpenzohen nga shqiptarët e Shqipërisë për turizëm dhe përgjithësisht shkojnë jashtë që e ka ndihmuar shumë sektorin, ka qenë që shumë nga shqiptarët që janë mësuar të ikin jo në Budva, jo në Greqi, jo në Spanjë, njohën Shqipërinë. Një pjesë e tyre njihnin Tiranë-Durrës, maksimumi ndonjëherë në Vlorë. Korçë ndonjëherë në weekend”, tha Rama.

Kreu i qeverisë mori shembull emisionet e Blendi Fevziut në Opinion dhe tha se si ka shërbyer ai në njohjen më shumë të vendeve të bukura në Shqipëri.

“Blendi Fevziu që njeh atë ndenjësen e dreqit nëpër glob, që ku nuk ka vajtur, se ka hobin që të shkojë në vend të ndryshme të ngulte flamurin nuk e njihte Shqipërinë. Shqipëria që Fevziu mbante mend ishte ajo e para 7 viteve. Më thotë mua një ditë, ti e ke parë ça ka ndodh nëpër qytete. Jo i thashë ça kam parë unë. Ai bëri një shërbim të madh duke i nxjerrë që t’i shohin të tjerët se ku t’i shohësh. Gjithë ato ndryshme që kanë ndodhur nuk i gjen në lajme. Merren me ato çfarë thotë Shpëtim Idrizi. Ka vend që mund të ketë vend në televizion çfarë tha Shpëtim Idrizi? Po jap një shembull se ka shumë si shpëtim Idrizi. A do të jetë i gatshëm Shpëtim Idrizi që të bëjë marrëveshje me Lulzim Idrizin? Keni parë lajm ju që u përplas makina pacienti është jashtë rrezikut për jetën”. Më thonë mua bën propagandë në Facebook. Është Facebook është burim i një informacioni që ti nuk e gjen. Këtu sot në Vlorë, më thoni ju mua, dini gjë çfarë ndodh me ujin? Informacion se çfarë mushkonja u turr tek filan kanal keni sa të doni. Unë kam takuar dikë në Përmet në verën e shkuar gjatë kohës së shkuar gjatë kohës së pandemisë. Unë jam i mahnitur tha sa e bukur është Shqipëria. S’kisha qenë kurrë këtej tha dhe po mendoj që shyqyr që ra pandemia që po shoh gjëra që nuk i kam ditur që ekzistojnë në Shqipëri. Duhet të shikoni anën pozitive që sapo të hapet dhe fakti që janë bërë të bukura disa zona kanë sjellë efektin keqbërës të pandemisë. Korça ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm. Është teori që në Korçë nuk ka vende. Nuk e gjen dot. Kjo gjë kur të hapet do të jetë boom i madh”, tha Rama./tvklan.al