Gazetari Blendi Fevziu është përplasur mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla e akuzoi Fevziun se nuk e ka trajtuar në mënyrë të drejtë protestën e 21 Janarit të vitit 2011, ndërsa Fevziu shfaqi pamjet e emisionit të 8 viteve më parë dhe e akuzoi Ballën se po gënjente duke i kërkuar të kërkonte falje.

Fevziu: Ambasadori Arvizu ka thënë se ishte një grup me një agjendë të përcaktuar qartë, që s’kishte lidhje me protestën.

Balla: E mbaj mend emisionin tuaj asokohe sa i drejtë ka qenë.

Fevziu: Më fal, më fal, çfarë the?

Balla: Emisionin juaj asokohe, sa i drejtë ka qenë.

Fevziu: Si ka qenë?

Balla: S’ka qenë i drejtë.

Fevziu: Si s’ka qenë i drejtë?

Balla: Po s’ka qenë i drejtë.

Fevziu: Paske qëndrim të ndryshëm nga kryeministri juaj, i cili ka qenë këtu dhe nuk guxoi. Do të ta vë emisionin? Do kërkosh falje për këtë sepse po gënjen.

Balla: Të lutem.

Fevziu: Po gënjen. Po gënjen. Çfarë nuk ka qenë i vërtetë?

Balla: S’ka qenë i drejtë,

Fevziu: Çfarë?

Balla: Në pamjet e para që transmetuat.

Fevziu: Jo, nuk është e vërtetë, nuk kemi transmetuar pamje. Po gënjen. Ma nxirr emisionin e 21 Janarit. Po gënjen.

Balla: E ke gabim.

Blendi Fevziu transmetoi pamjet e emisionit të 21 Janarit dhe e pyeti Ballën se ku qëndronte pasaktësia.

Fevziu:

Ku ka ndonjë pasaktësi në këtë mes? Mund ta ndjekësh deri në fund, janë 5 të ftuar që natyrisht thonë opinionet e tyre, ka ndodhur disa orë pas… ku ishte inkorrektësia, në cilin material filmik?

Balla:

Sepse ky televizioni këtu ishte i vetmi që nuk transmetoi pamjet e vërteta të vrasjes së Ziverr Veizit, në dyert e Kryeministrisë.

Fevziu:

Për këtë s’jam i sigurt, por në transmetim, po ta vazhdoj emisionin deri në fund i ke pamjet.

Balla:

Mos ta bëjmë këtë diskutim.

Fevziu:

Po jo, si të mos ta bëjmë… më thua një gjë që nuk është e vërtetë. Do ta vazhdoj më tutje, të eci më përpara? Del edhe pamja.

Balla:

Ajo që po ju them është që dhe ajo që ju thashë unë, është që në çdo rast nuk ka asnjë lloj krahasimi…

Fevziu:

Jo jo, nuk po flasim për këtë. Më thatë që janë dhënë pamjet ndryshe më 21 Janar. Ju dhashë pamjet, i pamë live me gjithë shqiptarët. Do të shohim vrasjen e Ziver Veizit, se e kam edhe atë.

Balla:

Nuk e keni ju.

Fevziu:

Nuk e kam dhënë unë në emision?

Balla:

Nuk e ke dhënë në këtë emision atë ditë.

Fevziu:

Në këtë emision mo, 100 për qind më…

Balla:

Po nuk e ke dhënë më…

Fevziu:

Po sikur ta kem dhënë? Si mo se kam dhënë.

Balla:

Pamjet e vrasjes së të ndjerit janë transmetuar në një televizion tjetër vetëm në orën 11 të darkës.

Fevziu:

Dhe i kemi marrë nga News24 dhe i kemi transmetuar ne.

Balla:

E kishit mbyllur ju emisionin atëherë.

Fevziu:

Jo nuk është e vërtetë. Atëherë do ta shikojmë deri në fund. Ec afër fundit të pjesës së dytë kur Lubonja kërkon këto pamje të Ziver Veizit, për arsye sepse i kanë shkruar që kanë dalë në një televizion tjetër. Po pastaj do më thuash që nuk e mbaja mend mirë.  

Balla:

S’ka lidhje, unë ju thashë që ky televizion nuk i ka dhënë në atë kohë.

Fevziu:

Ore zotëri unë po flas këtu, ju më thatë për emisionin, ky televizion është shprehje e përgjithshme, unë po them emisionin.

Fevziu: Jo po nuk mund të bësh një akuzë dhe pastaj ta kalosh, sepse unë jam këtu. Nuk mund ta thuash ndryshe, tjetër për tjetër. Një gjë që unë e kam transmetuar dhe një herë tjetër, që të bindeshit që është korrekt.

Balla: Që nuk keni qenë i drejtë është opinioni im, mund të thuash opinione…

Fevziu: Opinioni është tjetër, fakti është tjetër. Opinionin mund ta mbani ju që s’jam i drejtë, por që nuk kemi transmetuar pamjet nuk është opinion, është fakt. Do t’i nxjerr pamjet që të bindesh që po thua një të pa vërtetë.

/tvklan.al