Fevziu-Rakipllarit: More vesh, kjo është e turpshme! Shqiptarët nuk janë dele




Fevziu-Rakipllarit: More vesh, kjo është e turpshme! Shqiptarët nuk janë dele

23:41 10/06/2021

“Kush humb, ikën”. Kështu u shpreh gazetari Blendi Fevziu për politikanët që humbin zgjedhjet në Europë. Por çfarë ndodh në Shqipëri? Fevziu u përfshi në një debat me analistin Robert Rakipllari, teksa ky i fundit përmendi se në vendin tonë, zgjedhjet nuk janë të lira dhe të ndershme,e sipas tij ka edhe përgjime për blerje votash.

Por Fevziu u shpreh se opozita në këto raste vendimin e merr para zgjedhjeve pasi nëse hyn në to duhet të pranosh rezultatin. Ai u shpreh se shqiptarët nuk mund të lihen në rrugë dhe t’u thuhet se Edi Rama u vjedh zgjedhjet. “Shqiptarët nuk janë dele të Edi Ramës”, shtoi Fevziu duke thënë më tej se duhet një lider që të mos i lejojë qytetarët që të votojnë Ramën. “Kush i doli për Zot shqiptarëve që t’i çonte në fitore?”, ishte pyetja pa përgjigje që shtroi Fevziu dhe që në fakt mbylli emisionin e kësaj të enjteje të “Opinion” në Tv Klan.

Robert Rakipllari: Kemi parë përgjime!

Blendi Fevziu: Më fal, këtë gjë e dije ti në zgjedhje? Hyre në zgjedhje? The që vullneti i popullit është në kuti? Pastaj o s’do ta pranosh atë do thuash që nuk hyj në këto zgjedhje…

Robert Rakipllari: T’i pranojmë këto talente të reja që dolën në zgjedhje? T’i pranojmë dhe të themi që këta janë talentet e reja të zgjedhjeve shqiptare.

Blendi Fevziu: Jo Rakipllari nuk duhet ta lesh ti, nuk mund ta lesh. Mos ma trego këtë gjë se e di se çfarë po thua. Po them një gjë tjetër që nuk mund t’i lesh shqiptarët në rrugë dhe t’i thuash që Edi Rama do ua marrë zgjedhjet gjithmonë se ua blen. Nuk ua blen sepse nuk është populli shqiptar një popull tregtar që shkon te dera e Ramës për të marrë lekët. More vesh, kjo është e turpshme. Nuk mund ta thuash. Shqiptarët nuk janë dele të Edi Ramës dhe nuk mund t’i lejosh që të votojnë Edi Ramën.

Robert Rakipllari: Këtu jemi dakord ne!

Blendi Fevziu: Po pra dhe duhet t’ia udhëheqësh atij që është lider që e merr përsipër. Kujt ia kërkon ti këtë? Kush i doli për Zot shqiptarëve që t’i çonte në fitore?

Robert Rakipllari: Kjo është histori tjetër.

Blendi Fevziu: Kush atëherë? Atëherë mos fol. /tvklan.al





Të ngjashme