Gazetari Blendi Fevziu ka lëshuar një tjetër apel ndaj qytetarëve në lidhje me situatën e koronavirusit.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të limitojnë  atë që quhet socializim. Sipas moderatorit të emisionit “Opinion” vetëm izolimi ka treguar rezultat përballë koronavirusit.

“Edhe njëherë një apel, e di që duket i bezdishëm. Vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria, jemi në këtë pikë ku jemi, ku vende me fuqi më të madhe, janë duke u kolapsuar nga një virus i cili për momentin është i panjohur për mjekësinë. Në këto kushte E vetmja zgjidhje është të qëndroni distantë nga njëri-tjetri, të mundohuni të rrini sa më larg njëri-tjetrit. Limitoni maksimalisht atë që quhet socializimin. Vetëm me izolim mund të arrihet ndonjë lloj rezultati”, tha Fevziu.

Këtë të mërkurë u shënua viktima e parë e koronavirusit në vendin tonë. Ajo është një e moshuar 73-vjeçare, e cila humbi jetën në spitalin e Durrësit./tvklan.al