Gazetari dhe moderatori i emisionin “Opinion”, Blendi Fevziu, ka treguar sot një rast të manipulimit të lajmit dhe se si shpërndahet e pavërteta. Fevziu tha se para pak ditësh gazeta “Koha Jonë” kishte publikuar një lajm të vitit 1993, ku flitej për arrestimin e Aleksandër Frangaj dhe Martin Lekaj, të cilët qëndruan për një periudhë të shkurtër kohore në arrest shtëpie.

Por titulli i gazetës ishte lexuar të nesërmen në televizion dhe shumë e kishin menduar si të vërtetë dhe kishin shkruar në Facebook, se përse mbahej i fshehtë arrestimi i Frangaj. Më tej drejtuesi i “Opinion” tha se kjo histori është një idiotësi dhe jo thjesht një manipulim i të vërtetës.

Blendi Fevziu: Do t’u tregoj një histori të para pak kohëve. Nuk e di ma autorizon apo jo. Është një histori interesante, për të kuptuar si reagojmë. Është një histori shumë komike. Nikoll Lesi riboton shkrimet më të rëndësishme të gazetës “Koha Jonë” ndër vite. Dhe poston një shkrim të vitit 1993, kur Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka u arrestuan dhe u vendosën në arrest shtëpie.

Titulli ishte  “Aleksandër Frangaj në arrest shtëpie” dhe nën titulli ishte “Ne nuk do të dorëzohemi, do të qëndrojmë përball presionit e bla bla bla” dhe ishte teksti që thoshte “Azem Hajdari shkoi t’i takonte Aleksandër Frangajn në shtëpi…”. Në mëngjes ky titull u lexua në televizion, brenda ditës ishin mbi tetë statuse që thoshin: Pse nuk tregoni që Aleksandër Frangaj është në arrest shtëpi por mbahet e fshehtë. Tani ishte… e ka ripublikuar shkrimin tani në vitin 2020. Njerëzit kanë dëgjuar titullin në televizion dhe e kanë menduar si të vërtetë. Kjo nuk është manipulim, por është idiotësi.

Baton Haxhiu: Po cili është qëllimi i botimit të këtij shkrimi. E para, e para…

Blendi Fevziu: Kjo është puro idiotësi.

Baton Haxhiu: Në një botë normale….

Ori Nebiaj: Po ky është terreni i mediave sociale, injoranca.

Baton Haxhiu: Në një botë normale ajo gazetë nuk do të ekzistonte nëse do të botonte diçka të tillë. Sepse kur boton diçka të tillë duhet të kesh një arsye./tvklan.al