Gazetari Blendi Fevziu tregoi mbrëmjen e kësaj të hëne nga studio e “Opinion” për eksperiencën e tij në aksin rrugor nga kthesa e Saukut deri tek rrethrrotullimi i TEG-ut, një rrugë të cilin ai e bën çdo natë për t’u kthyer në shtëpi.

Fevziu tregoi se i rastis shpesh që të bëhet dëshmitar i garave me makina. Ai tha se një nate i kishte lëvizur makina nga rruga, pasi pranë i kishte kaluar një automjet me shpejtësi marramendëse.

Vetëm në një nga rrugët e Tiranës ku ka ndodhur një aksident i tmerrshëm dje, është një rrugë që unë e bëj thuajse çdo natë dhe që rregullisht, të paktën 1-2 herë në muaj më qëllon që bëhem dëshmitar, edhe i garave të makinave me shpejtësi marramendëse. Më ka lëvizur makina një ditë nga rruga, sepse pranë meje kaloi me 200 km në orë një makinë dhe nuk mblodha dot veten se makina tjetër, erdhi nga ana tjetër. Ata mund të godasin një njeri që ecën, vetë mund të përplasen dhe nuk ka reagim. Ndërkohë që gjithë ai aks rrugor nga kthesa e Saukut deri tek rrethrrotullimi i TEG-ut, është i mbushur me makina që ndalojnë anash dhe dalin pinë, nuk e di çfarë pinë në atë rrugë”, tregoi gazetari./tvklan.al