Fiat nis grevën pas kalimit të Ronaldos tek Juventus

Kalimi i Cristiano Ronaldos është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët bardhezi, por jo të gjithë janë dakord me këtë transferim që kushtoi 105 milionë Euro. Punonjësit e kompanisë së automjeteve Fiat kanë kundërshtuar blerjen e Ronaldos për këtë shumë parash. Por çfarë lidhje ka Fiat me Cristiano Ronaldon? Aksionet e Fiat i përkasin familjes Agnelli, presidentit të Juventus.

Për vite me radhë, punonjësit kanë pasur të njëjtat rroga dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përveç rritjes së të ardhurave të kompanisë së automjeteve. Për këtë arsye, punonjësit kanë paralajmëruar për një grevë dy ditore, duke bllokuar punën në fabrikën e Fiat.

“Është e papranueshme që punëtorët bëjnë sakrifica të mëdha financiare, kompania vendos të shpenzojë miliona Euro për blerjen e një lojtari. Bordi deklaron grevë nga e diela 15 Korrik deri të martën më 17 Korrik”, thuhet në njoftimin e punonjësve të kompanisë Fiat. /tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*














Emisione