Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, pasi u pyet nga gazetarët këtë të martë nga gazetarët tha se në lojë po hyjnë edhe viroza të tjera respiratore. Ajo u shpreh se në ISHP ka një shtim të rasteve.

“Është e njohur dhe në alertin javor që kemi në ISHP vihet re një shtim i rasteve me virozat respiratore çka tregon se po futen në lojë dhe shaktarë të tjerë”, tha Fico, e cila shtoi se  personat që dyshojnë se janë me Sars-Cov-2 të qëndrojnëë në shtëpi.

Fico tha se po monitorohet situata në shkolla, por deri më tani sipas vlerësimit mund të qëndrojnë të hapura.

“Është dinamike si situatë. Kemi grupim të veçantë dhe e raportojmë si të tillë. Do vijojmë të monitorojmë dhe nëse do të duhet, padiskutim do të marrim vendimin e duhur në kohën e duhur”, tha ajo. /tvklan.al