Drejtoresha e ISHP kërkon respektimin e rregullave të karantinës

Gjatë një interviste drejtpërdrejt në edicionin informativ në Tv Klan, Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se është ende herët për të kryer analizat e gjakut që saktësojnë diagnozën ndaj koronavirus.

Ajo vlerësoi lehtësimin e masave shtrenguese dhe këshilloi qytetarët që të respektojnë rregullat në këtë periudhë.

Rënia e numrit të të infektuarve në vendin tonë i atribuohet gjurmimit të saktë të lidhjeve apo kontakteve që mund të kenë pasur personat që më parë kanë rezultuar pozitivë më COVID-19.

Por sa i takon analizës së gjakut e cila vërteton nëse një person e ka kaluar ose jo këtë virus, sipas drejtores së Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, ajo do të aplikohet kur të jetë gati.

Në Shqipëri pritet një lehtësim i masave shtrënguese. Fico thotë se nuk duhet abuzuar në këtë moment pasi mund të prodhohen pasoja të mëdha.

Drejtoresha e ISHP ngulmon në respektimin e masave që duhet të respektojne vetë qytetarët.

Tv Klan