Kosova po befason të gjithë me ecurinë e saj, pasi nuk humbet prej 1 viti e gjysmë. Barazimi 1-1 me Bullgarinë ishte një tjetër provë pozitive e dardanëve. Në këtë ndeshje të kualifikueseve të Euro 2020 spikati mbrojtësi Fidan Aliti, i cili dha pasimin për golin e Arbër Zenelit.

Paraqitja e ish-futbollistit të Skënderbeut u vlerësua nga revista franceze “France Football”, që e përfshiu në formacionin e muajit Mars. Në mbrojtje janë edhe braziliani Danilo, francezi Varane dhe gjermani Schulz.

Asisti i Fidan Alitit ishte vendimtar për pikën e marrë në nisjen e fushatës kualifikuese për një përfaqësuese të vogël. Në këtë përzgjedhje është në sulm ylli i përfaqësueses së Francës, Kylian Mbappe. Kjo përzgjedhje u bë për takimet eliminatore të Europianit, play off i Kupës së Afrikës dhe miqësoreve.

Tv Klan