Fidel Castro tallet me vizitën historike të Obamës në Kubë – TV KLAN

Fidel Castro tallet me vizitën historike të Obamës në Kubë

Ndërsa kubanezët debatojnë ndikimin e udhëtimit historik të Presidentit Barack Obama në ishull javën e kaluar, Fidel Castro është duke u tallur me vizitën e tij.

Një një shkrim publikuar në gazetën kubaneze, “Granma”,  me titull “Vëlla Obama”, ish – presidenti kubanez është shprehur se nuk ishte dakord me vizitën e Obamës, si dhe ka refuzuar pajtimin.

“Ne nuk kemi nevojë që perandoria të na japë ndonjë gjë”, ka shkruar Castro, duke i’u referuar Shteteve të Bashkuara, në kritikën e tij.

Në vitin 2008, Fidel Castro i ka dorëzuar pushtetin vëllait të tij Raul, pas një sëmundje të rëndë që ai kishte.

Fidel Castro doli zyrtarisht në pension në moshën 89 – vjeçare, e megjithatë ai ka ende një ndikim të madh në Kubë dhe në sistemin politik të saj.

Gjatë vizitës dy ditore të Obamës, e para vizitë e presidentit të SHBA –së në Kubë në 88 vjet, Obama është parë shpesh me Presidentin e Kubës, Raul Castro. Përveç një takimi bilateral dhe një konference të përbashkët për shtyp, ata janë parë teksa kanë darkuar së bashku, si dhe kanë marrë pjesë gjithashtu në një lojë bejsbolli, SHBA –Kubë.

Gjatë udhëtimit Obama nuk është takuar me Fidel Castron.

Kubanezët duartrokitën kur lideri amerikan tha se të dy vendet duhet të lëviznin përtej dekadave të mosbesimit dhe armiqësisë.

“Është koha për ne që të shikojmë përpara për një të ardhme së bashku, një të ardhme shprese”, tha Obama në një fjalim të mbajtur në televizionin shtetëror kubanez.

“Dhe kjo nuk do të jetë e lehtë, do të ketë pengesa. Ajo do të marrë kohë. Por koha ime këtu në Kubë rinovon shpresën time dhe besimin tim në atë që populli kubanez do të bëjë. Ne mund të bëjmë këtë udhëtim si miq, si fqinj, dhe si familje, së bashku”.

Por, me sa duket Fidel Castro nuk dëshiron të lërë pas të kaluarën.

Fjalimi i Obamës “rrezikonte t’më  jepte një sulm në zemër” –  ka shkruar Castro, duke renditur fillimisht abuzimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kryera kundër Kubës./tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*