Mori 40 vota duke fituar garën me Vojo Malon dhe Martin Bibën

Fidel Ylli është zgjedhur president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ai mori 40 vota në Asamblenë e Zgjedhore të KOKSH-it të organizuar të shtunën. Ylli fitoi garën përballë Vojo Malos i cili mori 12 vota dhe Martin Bibës 4, ndërsa 1 votë doli i pavlefshme.

“Do të gjendem pranë të gjitha federatave jo vetëm atyre olimpike”.

Në këtë Asamble u përjashtuan disa federata mes tyre ajo e Futbollit që kundërshtoi këtë proces si të paligjshëm, duke e konsideruar edhe të ndikuar politikisht.

Në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar ka patur mosmarrëveshje mes drejtuesve kohët e fundit duke sjellë edhe probleme në funksionimin e këtij organizmi të rëndësishëm për sportin në vend. 

Tv Klan