policia111Një i ri u gjet i plagosur me armë zjarri mbremjen e sotme në rrugën dytësore Mbrostar-Fier. Ai u dërgua në spital nga banorë të zonës dhe është jashtë rrezikut për jetën. 23 vjeçari Artur Meçe rezulton të jetë qëlluar me armë në pjesën e poshtme të trupit. Ai është marrë në pyetje nga ekspertet hetimore, te cilet dyshojne se i plagosuri ka dijeni për autorin dhe shkaqet e ngjarjes.