Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e kësaj të diele në mes të rrugës pranë morgut të spitalit në Fier.  Policia njofton se personi i vdekur është një i moshuar, por nuk dihen ende shkaqet.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se burri mund të ketë patur vdekje natyrale.

Megjithatë policia po heton për identifikimin e tij dhe zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al