Fier, nis marrja e dozës së dytë të vaksinës



Fier, nis marrja e dozës së dytë të vaksinës

15:35 13/03/2021

Për injeksionin përdoret sërish Pfizer, procesi vijon edhe me grupet e tjera

Pas disa ditëve shkëputje, në Fier ka rinisur vaksinimi. Procesi vijon me marrjen e dozës së dytë të injeksionit për rreth 80 mjekë dhe 60 të moshuar si dhe 55 banues të shtëpisë së të moshuarve në Fier.

Edhe për dozën e dytë autoritetet shëndetësore kanë përdorur sërish vaksinën Pfizer.

Ndërkohë vaksinimi ka nisur edhe për stafet në qendrat shëndetësore në Fier, ndërsa gjatë këtyre ditëve injeksionin e kanë bërë edhe të moshuar të tjerë mbi moshën 80 vjeç.

Deri tani në këtë qytet janë vaksinuar 1026 persona ndërsa sipas autoriteteve shëndetësore nuk ka mungesë të dozave.

Vaksina ruhet në kushte maksimale dhe asnjë prej tyre nuk ka shkuar dëm. Fatmirësisht tek asnjë prej personave që kanë marrë vaksinën nuk janë shfaqur probleme shëndetësore.

Klan News







Të ngjashme