Kërkonin para për kolaudime fiktive, arrestohen në flagrancë 2 Specialistë në Drejtorinë e Meteorologjisë Fier.

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Rudin Faskaj, 53 – vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.

2. Dylber Tarelli, 55 – vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” , Fier (të dy me detyrë Specialistë  në Drejtorinë e Meteorologjisë Fier).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, i kanë marrë në formë rryshfeti 55000 lekë shtetases R.M, 37 – vjeçe, banuese në lagjen “15 tetori” Fier, kundrejt kolaudimit në mënyrë fiktive të aparatit të peshmatjes të cilin kjo shtetase e përdorte në biznesin e saj të liçensuar për shit- blerje skrapi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier,  për veprën penale ” Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./tvklan.al