Pas shumë takimesh më në fund FIFA ka ndezur dritën e jeshile: merkato e futbollistëve do të zhvillohen pavarësisht se sezoni është ende në aktivitet. Përmes një dokumenti të botuar në faqen e saj zyrtare, organizmi drejtues i futbollit botëror ka inkurajuar klubet dhe lojtarët që të zgjasin marrëveshjet aktuale që skadojnë më 30 Qershor deri në fund të fushatës.

Megjithatë, FIFA ka kërkuar prej klubeve që të mos kryejnë goditje në merkato para mbylljes së sezonit, në mënyrë që të mos prishin rregullat e garës. Sidoqoftë, lojtarët nuk do të jenë në gjendje të luajnë diku tjetër para fillimit të sezonit 2020/21, ndërsa për të shmangur konfuzionet, transferimi i tyre tek një tjetër skuadër do të bëhet vetëm 4 javë pasi akordit mes dy klubeve. Për të lehtësuar efektet e pandemisë, FIFA ka ndryshuar rregulloren që nuk e lejon një lojtar të vesh 3 fanella të ndryshme gjatë një sezoni futbollistik.  

“Për të shmangur shqetësimet në lidhje me lojtarët e papunë, lojtarëve ju lejohet të regjistrohen në 3 klube dhe kanë të drejtë të luajnë në ndeshje zyrtare për tre skuadra gjatë të njëjtit sezonit”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Por ndryshe nga vendimi i FIFA-s që i lejon Federatat të zhvillojnë merkato në harkun kohor prej 6 javësh, Federata Angleze synon që dritarja e tyre të shkojë nga 25 Korriku deri në fillim të muajit Tetor. Kohë kjo e mjaftueshme për klubet angleze që të forcojnë skuadrat, por si gjithmonë do të prishte rregullat themelore të FIFA-s.

Klan Plus