Pritet të shpërndahen 2.5 mld Euro për federatat

FIFA do të ndihmojë federatat anëtare me fonde shtesë kur futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pritet të shpërndahen rreth 2.5 miliardë Euro për të përballur krizën financiare. Një plan “Marshall” për futbollin që do të ndihmonte klubet në këtë moment kritik.

Në këtë periudhë ka patur klube edhe të pasur që kanë shkurtuar pagat e lojtarëve, si Juventus apo Barcelona, ndërsa ka patur klube që kanë falimentuar si Zilina në Sllovaki.

Pjesa dërrmuese e kampionateve janë ndalur prej rreth 1 muaji dhe kjo do të thotë mungesë në të ardhura nga shitja e biletave, e drejta televizive dhe sponsorët.

Tv Klan