Institucioni numër 1 i futbollit botëror reagoi pas ndërhyrjes nga palët e treta, që përbën shkelje të statusit

FIFA njoftoi se ka pezulluar federatën indiane të futbollit.

Vendimi i institucionit numër 1 të futbollit botëror erdhi për shkak të influencës nga palë të treta, që përbën një shkelje të rëndë të statutit të FIFA-s.

Federata indiane e futbollit është në gjendje kaosi dhe po menaxhohet nga administratorë.

Drejtimin e kishte ish-presidenti Praful Patel, i cili qëndroi në zyrë më shumë se sa limiti maksimal prej 12 vitesh, pa u mbajtur zgjedhje të reja. Gjykata vendosi që qëndrimi ishte jo i ligjshëm.

Zgjedhjet e reja pritet që të zhvillohen më 28 Gusht, pas vendimit të marrë nga Gjykata Supreme e Indisë.

Pezullimi i federatës indiane ka bërë që Kupa e Botës 2022 për femra nën 17 vjeçe, që ishte përcaktuar të zhvillohej në Indi në datat 11-30 Tetor nuk do të zhvillohet.

Institucioni numër 1 i futbollit botëror shpreson që një zgjidhje të arrihet me Ministrinë indiane të Sportit dhe normaliteti të rikthehet.

Gjykata Supreme indiane vendosi që federata e futbollit të qeverisej nga një komitet me tre anëtarë, që do të ndryshonte kushtetutën e saj dhe do të zhvillonte zgjedhjet, të shtyra për 18 muaj.

Klan News