FIFA ka zbuluar emrin dhe dizajnin e topit që do të përdoret në Botërorin e Katarit. Për herë të 14 radhazi, topi zyrtar i një turneu të tillë është prodhim i kompanisë së njohur “Adidas”. Topi i ri quhet “Al Rihla” dhe është dizajnuar për të përballuar ritmin e shpejtë të ndeshjes, pasi zhvendoset në ajër më shpejt se çdo top tjetër i prodhuar në historinë e Kupës së Botës.

“Al Rihla” do të thotë “udhëtimi” në gjuhën arabe dhe inspirohet në kulturën, arkitekturën, emblemën dhe ngjyrat e flamurit të Katarit. Ngjyrat e ndezura përfaqësojnë pikërisht vendin pritës të këtij kampionati Botëror. Në prezantimin e topit zyrtar nuk mungoi një prej legjendave të futbollistit, braziliani Kaka, ambasador i FIFA-s.

Klan News