S’ka asgjë ma me vlerë për mu se momentet me notat e shpirtit tënd

Këngëtarja Filloreta Raçi ose siç njihet me emrin e artit Fifi i ka dedikuar një status producentit Flori Mumajesi, ku i ka shprehur publikisht falenderimet për mbështetjen që ai i ka dhënë.

Shpesh herë është folur në media për një lidhje të mundshme dashurie mes tyre, por nga të dy artistët nuk është konfirmuar ky lajm. Më poshtë është statusi i plotë i Fifit.

S’ka asgjë ma me vlerë për mu se momentet me notat e shpirtit tënd. Do mundohem shumë që të mos i stonoj se vallah e kanë rëndësinë të madhe. Duhej ta bëja kohë më parë, e di… po falenderimi që kam ndaj teje s’është thjesht material, është shpirtëror dhe nuk thuhet me pak fjalë.
Faleminderit
Faleminderit që më kupton dhe atëherë kur se kuptoj veten.
Faleminderit që besove e më mbështete që kur unë isha thjesht një gocë nga Kosova.
Faleminderit që më dhe energji e suport kur në fakt u desh të të jepja.
Faleminderit Zotit që t’kom
Faleminderit që ju kom Klajdi & Bruno!
Flori Mumajesi t’kom pikë t’dobt, PËRJETËSISHT ahhh ta qes (hudhrën) ti paraprijë rënies së msyshit dhe komentoni poshtë me (syrin blu).
/tvklan.al